Futboll La Liga Sport

“MASAKRUAN REALIN”/ Barcelona e pakënaqur me vendin e 10 të Valverdes

Emri i Ernesto Valverde nuk është pozicionuar mirë. Revista “Four Four Two” ka nxjerrë një listë me 50 trajnerët më të mirë në botë dhe pozicioni ku ndodhet spanjolli ka nervozuar ambientet e Barçës.

Spanjolli, në fakt, është renditur i dhjeti. Para tij ndodhen Nagelsmann apo Sarri, të cilët nuk kanë fituar asnjë trofe te Hoffenheim dhe Chelsea apo edhe te Napoli. Më mbrapa renditen emra të njohur, si Antonio Conte, Unai Emery, Thomas Tuchel apo Mourinho.

Megjithatë, vendi i dhjetë është pak për trajnerin e një ekipi kandidat për të fituar gjithçka. Gjithsesi ai ka gjithë sezonin përpara për të treguar se “Four Four Two” ka gabuar.

Related posts

“U BË MIK I VËRTETË…”/ Reagimi i Ronaldinhos pas takimit emocional me Messin (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIPE/ Milan gati 40 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

RUSI 2018/ Khedira: Kam menduar seriozisht tërheqjen nga futbolli

Sadik.Autor

Leave a Comment