Futboll Seria A

Para Juve-s, Napoli-t dhe Milan, Inter më i miri në Itali

Inter është klubi i vetëm i Serie A në Top20 klubet evropiane për sa i përket shikueshmërisë sezonin e kaluar.

Zikaltrit e kanë mbyllur në vend të shtatë sezonin e kaluar, por prapëseprapë ka pasur një shikueshmëri mesatare 46,622 tifozësh në Giuseppe Meazza.

Image result for inter san siro

Në total 885,818 tifozë kanë qenë të pranishëm në San Siro sezonin e kaluar, duke i vendosur në vend të 15-të në renditjen e shikueshmërisë të UEFA-s, i vetmi klub italian që është pjesë e Top 20-ës.

Renditja është publikuar ditën e sotme në raportin e fundit të trupit qeverisës të futbollit evropian.

Barcelona është në vend të parë me 1,482,646 tifozë që kanë qenë të pranishëm në Camp Nou sezonin e kaluar, dhe ndiqej nga Manchester United, Borussia Dortmund dhe Real Madrid.

Image result for juventus allianz

Dy klube skoceze kanë shikueshmëri më të lartë se çdo ekip italian, me Celtic që kanë një shikueshmëri 54,726 dhe Rangers 49,156.

Mesatarja e Milan sezonin e kaluar ka qenë 40,294 ndërsa Juventus 39,489.

Juventus zakonisht i shet të gjitha biletat e stadiumit, por Allianz fatkeqësisht është sa gjysma e San Siro-s.

Related posts

Capello analizon Juventusin: Sarri përshtatet më shumë tek kjo skuadër

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Ekipet shqiptare njohin rivalët në fazën e tretë, buzëqesh Teuta, Laçin dhe Vllazninë e pret…

F.autor

DANI ALVES NË TRIBUNË/ Pato dhuron “show” dhe shënon si dikur ndaj Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment