Futboll Premier League

Juventus hedh sërish “grepat” në Premier, kërkon yllin e Tottenham

Juventus ka hedhur sytë nga Premier League dhe pasi ka konfirmuar bisedimet për të marrë mesfushorin gjerman Mesut Ozil, sot mediat italiane dhe ato britanike shprehen se në shënjestër të kampionëve të Italisë është edhe mesfushori danez Christian Eriksen.

Lojtari 25-vjeçar luan me Tottenham dhe i skadon kontrata në verën e vitit 2020, ndërkohë që ende nuk është folur për ndonjë rinovim të saj. Ndaj dhe bardhezinjtë janë gati të hyjnë në disedime për të sjellë në Serinë A lojtarin, duke ndërtuar një skuadër me profil të lartë ndërkombëtar.

Marotta ka qenë në Londër ditët e fundit dhe nuk ka biseduar vetëm për Ozil, por ka marrë informacionet e para edhe për Eriksen, që me shumë gjasa do të tentohet për ta sjellë në Torino verën e ardhshme.

Mesfushori danez ka realizuar37 gola në 157 ndeshje me Tottenham, një anësor i fuqishëm dhe që konsiderohet si një nga më të mirët në rolin e tij në Premier League. Pengesa më e madhe për Juventusin do të jetë të bindë londinezët ta lënë të lirë, sidomos në rast se largohet edhe sulmuesi Harry Kane apo mesfushori tjetër Dele Alli.

Related posts

AFRIMI I KAÇES TEK “DEMAT”/ Ja si ndryshon Partizani me përfshirjen e mesfushorit në formacion…

Delo.autor

Napoli, De Laurentiis përgatit një dhuratë 50 mln euro për të bindur Sarri-n

Sadik.Autor

Lazio shënon autogol, e pabesueshme çfarë vendim merr arbitri! (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment