Futboll Sport

INVESTUAN MBI 100 MLN EURO/ Tani klubi anglez vendos të përgjysmojë rrogat

Pesë pikë të grumbulluara në 10 javë Premier League. Një fitore, dy barazime dhe 7 humbje. Një diferencë golash -17.

Starti i sezonit nuk ka qenë nga më të mirët për Fulham, që tashmë e gjen veten pranë rënies nga kategoria. Verën e shkuar, klubi i Craven Cottage investoi shumë në merkato, duke shpenzuar rreth 109 mln euro (të dhënat te Transfermarkt).

Nga 30 mln euro për Seri nga Nice te më shumë se 20 mln euro për Mitrovic, 25 mln për Anguissa dhe 16 për Maëson deri te huazimi i Schurrle nga Borussia Dortmund. Të gjitha këto investime, për të arritur një mbijetesë të rehatshme.

Për momentin, skaudra e Slavisa Jokanoviç nuk lundron në ujëra të qeta, përkundrazi. Tavani i rrogave është rritur dhe kjo përbën problem.

Për këtë arsye, klubi po mendon për portofolin. Sipas Sportsmail, duke parë situatën, klubi po mendon të shkurtojë rrogat në rast rënia nga kategoria. Pra, një detyrim në prag të një tjetër rrëshqitje në Premiership.

Për Jokanovic dhe të tijtë nuk ka rrugëdalje tjetër.

Related posts

BËN PREMITIMIN E MADH/ Boksieri Marku: Kam një objektiv të madh në jetën time dhe do ta realizoj

Delo.autor

QATAR 2022/ Njihuni me “Top 10” Kombëtaret më të vlefshme në botë, Anglia kryeson listën

Delo.autor

E TRISHTË/ Tragjedi në atletikë, ndahet nga jeta fituesi i medaljes olimpike në Londër 2012

Delo.autor

Leave a Comment