Futboll Premier League

Transferimi në “Old Trafford”, Sanchez bëhet më i paguari në Premier League

Alexis Sanchez ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin, bëjnë të ditur mediat angleze.

Sipas The Daily Telegraph, kiliani do të nënshkruajë marrëveshje prej katër vjet e gjysmë me klubin nga Old Trafford.

29-vjeçari është shumë pranë finalizimit të transferimit dhe është në pritje që Henrikh Mkhitaryan të vendosë nëse do t’i bashkohet Arsenalit.

Gazeta britanike ka bërë publike disa prej detajeve të marrëveshjes së sulmuesit me Djajtë e Kuq.

Në këtë mënyrë, Sanchezi do t’i kushtojë Unitedit në total afro 60 milionë funte (67.8 milionë euro).

 Me kontratën e re, Alexis do të bëhet futbollisti më i paguar në Premier League.

Në ndërkohë, nëse Mkhitaryan pranon të kalojë te Topçinjtë, edhe ai do të bëhet lojtari më i paguar te Arsenali.

Kujtojmë që Manchester City e kishte udhëhequr garën për transferimin e sulmuesit kilian, mirëpo këtë muaj ndërhyri Unitedi me ofertë më të mirë.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Kupa e Afrikës mund të anulohet. Fërkojnë duat klubet

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëri – Çeki, shiten të gjitha biletat e ndeshjes së 16 nëntorit

F.autor

MERKATO E BUJSHME/ Bayern blen kampionin e botës…

Delo.autor

Leave a Comment