Shqipëri

Zgjedhjet në FSHF/ Nesër afati i fundit i regjistrimit të anëtarëve që do votojnë

Institucioni i futbollit shqiptar u ka dërguar një shkresë 54 klubeve përmes sekretariatit të përgjithshëm duke i njoftuar për procedurën e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 7 shkurt, ora 09:00, në hotel “Adriatik” në Durrës.

“Në zbatim të nenit 21, pika 3, të Statutit të FSHF-së, brenda datës 18/01/2018, anëtarët duhet të depozitojnë zyrtarisht në Sekretariatin e FSHF-së emrin e delegatit me të drejtë vote që do t’i përfaqësojë në këtë Asamble. Po sipas Statutit të FSHF-së, delegati nuk mund të zëvendësohet mbas afatit të dorëzimit të listës në Sekretariatin e FSHF-së. Ne bazë të Nenit 31, pika 3, të Statutit të FSHF-së, anëtarët kanë të drejtë të propozojnë një emër që do të kandidojë për President ose për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Propozimi duhet të dorëzohet në Sekretariatin e FSHF-së brenda datës 18/01/2018”, shkruan zyra për shtyp e FSHF-së”.

Related posts

Partizani/ Starova tregon arsyen: Ja përse bëra sherr me Trashin

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Ahmetaj: Të vazhdojmë të ecim me atë ecuri që…

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Mesfushori SHQIPTAR “MBRET” në Holandë, lë pas yjet e Ajaksit dhe PSV-së

Isa.Autor

Leave a Comment