Futboll Seria A Sport

ANKTH TE INTERI/ Icardi humb Genoan

Kalendari i ngjeshur në këtë start të sezonit ka ndikuar negativisht te Interi. Zikaltërit po luajnë thuajse 1 takim në tre ditë, mes kampionatit dhe Champions League dhe lodhja e futbollistëve është ndjerë në disa momente.

Pikërisht për takimin e kompeticionit më elitar për klube në Evropë, zikaltërit do të luajnë pa formacionin bazë ndaj Genovas këtë fundjavë, pasi Luciano Spalletti po mendon rotacionin.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Spalletti do të heq dorë thuajse nga gjysma e skuadrës, ku natyrisht bie në sy pushimi i Mauro Icardit. Gjithashtu në këtë përballje nuk do të jetë nga minuta e parë as mbrojtësi i majtë, Kwadwo Asamoah, i cili do zëvendësohet nga braziliani Dalbert.

Sa i përket zëvendësuesit të kapitenit, vendin e Mauritos do e marrë bashkëkombasi i tij, Lautaro Martinez. Mesfusha pritet t’i besohet dyshes Gagliardini-Vecino, duke bërë që Brozovic ta nisë nga stoli. Pas krahëve të Martinez pritet të aktivizohen Joao Mario dhe Candreva, ndërsa në të majtë e sigurtë është prezenca e Perisic.

Këto lëvizje pritet t’i japin më shumë freski skuadrës së Interit, që pret të martën në mbrëmje Barcelonën.

Related posts

“GATI NJË PËRJETËSI PËR MUA”/ Tenistja Williams jep lajmin surprizë për fansat e saj, 8 muaj pas dëmtimit

Delo.autor

TIPIK SHQIPTAR/ Granit XHAKA tregon anën njerëzore: Nuk e harroj JULIANIN që vuan nga…

Isa.Autor

PIATEK I PANDALSHËM/ “Bomberi” tregon aftësitë e tij duke realizuar gol me kokë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment