Futboll Sport

MARINERS “DIVORCOJNË” BOLT/ Nuk pranoi ofertën tonë

Pas shumë thashethemesh, ka ardhur sot zyrtarizimi se skuadra australiane e Central Coast Mariners ka mbyllur bashkëpunimin me ish-atletin xhamajkan Usain Bolt. Ky i fundit u stërvit për dy muaj me radhë me ekipin që militon në A-League, duke shënuar edhe dy gola në miqësoren e fundit. Skuadra e Mariners i ofroi një kontratë 2-vjeçare, me një pagë prej 150 mijë dollarësh në vit, por Bolt refuzoi, duke kërkuar 3 milionë dollarë në vit.

“Për ne ka qenë një kënaqësi të punonim me Usain Bolt, me shpresën për t’i plotësuar dëshirën, për t’u bërë një futbollist profesionist. Ne i ofruam edhe një kontratë, por nuk arritëm një marrëveshje. Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm për të dyja palët, pasi prania e Bolt rriti vëmendjen e mediave dhe fansave për ekipin tonë në kampionatin australian. Ne i urojmë suskese ne të ardhmen, në realizimin e ëndrrës së tij”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e bërë publike nga skuadra australiane.

Related posts

ZYRTARE/ Drejt konfirmimit si legjendë e klubit, Reali rinovon kontratën me yllin e skuadrës

Delo.autor

“1001 NDESHJE”/ Lionel Messi nuk njeh LIMITE, mbyll “mijëvjeçarin”

Delo.autor

Fotografia më brilante e Botërorit 2018

Sadik.Autor

Leave a Comment