Futboll Sport

MOURINHHO E PËLQEN SHUMË/ Portugezi është “mollë e ndaluar”

U deshën vetëm disa muaj për të hyrë në zemër të tifozëve të Juventusit, por Joao Cancelo, në sajë të shfaqjeve të tij, të cilat ishin gjithmonë pozitive, ka rifituar interesimin e gjigantëve europianë.

Aq shumë, sa në bazë të “Tuttosport”, në prapaskenën e ndeshjes së Ligës së Kampionëve, drejtuesit e Manchester United do të kërkonin informacion për mbrojtësin portugez. Por, jo vetëm “Djajtë e Kuq”. Në fakt, Barcelona e ndjek shumë nga afër rritjen e portugezit.

Ai që po shtyn për blerjen e Cancelo është bashkatdhetari i tij, Jose Mourinho, i cili aktualisht ka Young, Valencia dhe Darmian në dispozicion, në këtë rol. Të gjithë elementë, që nuk e bindin plotësisht atë. Juventusi ka dijeni për interesin e Manchester United, por në të njëjtën kohë i ka refuzuar fuqishëm dërguesit e çdo oferte të mundshme për mbrojtësin në fjalë.

Cancelo nuk lëviz, as në janar, as në qershor. Juventusi, në anën tjetër, ka vetëm disa muaj që ka investuar 40 milionë euro për ish-lojtarin e Interit dhe Valencias dhe nuk ka ndërmend ta shesë atë. Së paku, në një afat të shkurtër.

Gjithashtu, për shkak se sot, vlerësimi i mbrojtësit portugez tashmë është pothuajse dyfishuar dhe te Juventusi të gjithë janë të bindur se mund të rritet më tej. Me pak fjalë, tifozët e Juventusit mund të jenë të sigurtë: Cancelo mbetet në Torino.

Related posts

E PAPRITUR/ “Jashtëtokësori” festoi me bluzën e Maradonës, Barcelona gjobitet nga FIFA

Delo.autor

Souness sulmon mesfushorin POGBA: Luan për vete dhe shikon sa i bukur…

Isa.Autor

PAMJET E FRIKSHME/ Furgoni i ultrasve të PAOK-ut përplaset ‘kokë më kokë’ me kamionin, 7 të vdekur dhe 2 të plagosur

F.autor

Leave a Comment