Futboll Premier League Sport

PAS TRAGJEDISË/ Djali i presidentit të Leicesterit ka një LAJM TË MADH për tifozët

Leicester City ditë më parë përjetoi një tragjedi që tërhoqi vëmendjen e mediave botërore.

Një helikopter që barte pesë persona duke përfshirë edhe presidentin e klubit, Vichai Srivaddhanaprabhan kanë humbur jetën gjatë javës së kaluar. Djali i pronarit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabhan, Avat, ka premtuar se do të respektojë dëshirën e të atit, duke vazhduar misionin e tij te skuadra angleze.

Ayvat Srivadanprabhba ka thënë se babai i tij ka trashëguar një detyrë të madhe, dhe se ai ka ndërmend ta vazhdojë atë.

Ai ka shtuar se babai i tij ka treguar përkushtim për Leicesterin, duke e shndërruar këtë klub në një familje, dhe ish presidenti i ndjerë do të ndihet krenar për të parë se si anëtarët e familjes mbështesin njëri-tjetrin edhe në ditë të vështira.

Vichai Srivaddhanaprabhan e bleu Leicesterin në gusht të vitit 2010 për 50 milionë euro, ndërsa nën udhëheqjen e tij, Leicester City në vitin 2014 u ngjit në Premierligë, ndërsa në sezonin 2015/2016 fitoi titullin e Premierligës.

Related posts

MOTO GP/ Triumfon Petrucci, Marquez-i tjetër befason Dovizioso-n

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ 70 ultras qipriotë kërkojnë të “pushtojnë“ Laçin (VIDEO)

Isa.Autor

Humbja përjetohet si dramë, te Vllaznia gjejnë fajtorin

Sadik.Autor

Leave a Comment