Futboll Seria A Sport

“TËRBOHET GATTUSO”/ Dëmtim serioz, MILANI humbet gjatë liderin e skuadrës

Dy fitore radhazi dhe vendi i katërt në renditje kanë kthyer humorin te Milani, por kanë mjaftuar disa analiza dhe teste mjekësore, përveç se një radiografi, për të rikthyer retë mbi kokën e Gennaro Gattuso. Lucas Biglia, që u dëmtua pak përpara ndeshjes me Genoan, do të mungojë nga 6 deri në 8 javë.

Një dëmtim në pulpë, te një plagë e vjetër që ishte mbyllur. Kështu, argjentinasi, që është edhe lideri i mesfushës, do të duhet të qëndrojë në bokse thuajse dy muaj, sipas asaj që shkruan “Sky”. Në vend të tij, Gattuso duhet të gjejë një zgjidhje. Bakayoko nuk duket njeriu i duhur, ndërsa Montolivo ka krisur raportet me trajnerin. Jose Mauri dhe Bertolaçi gjithashtu nuk merren parasysh.

Sa i përket Calabria, do të humbë vetëm ndeshjen me Udinese, teksa Bonaventura pritet të kthehet.

 

Related posts

Shfryn Mourinho: Duhet ta kishim “vrarë” Burnley-n

Q.Autor

NDRYSHIME RRËNJËSORE/ “Bernabeu” minierë ari për Real Madrid, përfitimet arrijnë shifrën e “çmendur”

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Alarm në Lojërat Olimpike, shkon në 91 numri i të infektuarve me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment