Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu nderon Shqipërinë, ngjitje galopante në renditjen botërore për klube

Ecuria fantastike këtë sezon e Skënderbeut, teksa u kualifikua në grupet e Europa Ligës, pasi kaloi edhe 4 ture paraeliminatore, duket se është shpërblyer në mënyrën më të mirë për ekipin korçar.

Është Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll, që me rënditjen më të fundit të 400 klubeve bazuar nga rezultatet në vitin 2017, ka bërë renditjen e re. Skënderbeu gjendet në vendin e 47-të në këtë listë, dhe ka një përmirësim të frikshëm, me 378 pozicione nga viti 2016.

skenderbeuu

Ndër ekipet e tjera shqiptare në këtë listë, renditet edhe Kukësi i 306-ti. Ndërkohë, listën e kryeson Reali i Madridit në vendin e parë, e më pas vijnë Gremio nga Brazili dhe Mançester Junajtid.

Related posts

SKËNDERBEU-LUFTËTARI/ Pollozhani del huq me kokë, Jashanica mposht portierin Shala (VIDEO)

Delo.autor

PAS DISFATËS NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Troisi: Luajtëm kundër një ekipi shumë të madh dhe…

Delo.autor

EGNATIA-SKËNDERBEU/ Gafë e portierit Puja, sulmuesi Ajazi ndëshkon për “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment