Të tjera

Pacquiao konfirmon bisedimet me ukrainasin Lomachenko për rikthimin në ring

Boksieri veteran filipinas Manny Pacquiao ka deklaruar sot se ka nisur bisedimet për një përballje me kampionin e botës në peshën e lehtë, ukrainasin Vasyl Lomachenko (10 fitore dhe 1 humbje), që mban titullin e kategorisë WBO.

Për momentin mund të them se kemi nisur bisedimet dhe negociatat po vazhdojnë për sa i përket peshës, pasi bëhet fjalë për dy boksierë që duelojnë në pesha të ndryshme”, tha Pacquiao, 39 vjeç dhe një nga ikonat e peshës “welter”.

Pacquiao, tashmë 39 vjeç, nuk duelon prej korrikut të vitit të kaluar, kur humbi titullin kampion bote të peshës “welter” ndaj Jeff Horn dhe po mendon të rikthehet në ring në prill të këtij viti.

Më mungon boksi, ai është gjithë jeta ime. Megjithatë, jam në formë edhe pse nuk dueloj për një kohë të gjatë. Besoj se së shpejti do të jem gati dhe do të rikthehem në ring”, tha Pacquiao, që kohët e fundit është marrë me shumë me detyrën e senatorit në vendlindje.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes heq dorë nga apelimi, Verstappen zyrtarisht kampion bote

Delo.autor

U RENDIT NË VENDIN E KATËRT NË BOTË/ Briken Çalja: Jam krenar, rezultat historik për Shqipërinë

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Alarm në Lojërat Olimpike, shkon në 91 numri i të infektuarve me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment