Futboll Sport

E FRIKSHME/ Tmerr në Moto GP, motori merr FLAKË në bokse pas provave të lira (VIDEO)

Pas kohës më të mirë që vendosi sot në provat e lira, një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur pilotit spanjoll Alex Rins në pistën e Sepang, në Malajzi. Motori Suzuki me nr.42 i pilotit spanjoll ka marrë flakë gjatë kohës që ndodhej në bokse.

Mësohet se benzina ka dalë nga serbatori, ndërkohë që motori ishte i ndezur. Mekanikët kanë përdorur fikëset e zjarrit edhe pse pati momente ankthi e paniku, pasi frika për ndonjë shpërthim ishte e madhe. Për fat, asnjë pasojë për pilotin apo mekanikët edhe pse motori doli jashtë përdorimit.

Related posts

Botërori 2018/ Fama e Xhakës ka mbërritur deri në Iran

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Tjetër lëvizje tek Vllaznia, mesfushori brazilian bashkohet me shkodranët. Ja emri…

Delo.autor

Mertens: Nëse fitojmë titullin, bëjmë 5 ditë festë

Q.Autor

Leave a Comment