Futboll Premier League Sport

VEPRIMI SKANDALOZ/ FA nis HETIMET për gjestin e Mourinho pas fitores ndaj Newcastle

Federata Angleze e Futbollit ka deklaruar se ka nisur një hetim në lidhje me gjestin që trajneri portugez Jose Mourinho ka bërë pas ndeshjes Manchester United-Newcastle luajtur në “Old Trafford” dhe fituar me përmbysje 3-2 nga “djajtë e kuq”. Pas përfundimit të takimit, Mourinho ka dalë nga fusha e lojës duke bërë një gjest me gishtin e vogël dhe duke folur në gjuhën portugeze.

FA ka deklaruar se do të hetojë këtë veprim të trajnerit të Manchester United pas ndeshjes, pasi fjalët e thëna në gjuhën portugeze mund të jenë fyese. Ende nuk dihet se çfarë ka thënë trajneri Jose Mourinho dhe se çdo të thotë ai gjest, veprime që portugezei i ka bërë në një moment kritik të karrierës së tij, pasi United nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat.

Related posts

“KJO GJË NUK MUND TË TOLEROHET”/ Gjyqtari nxjerr nga fusha 2 tifozë pas ankesës së LeBron, ja arsyeja (VIDEO)

Delo.autor

Inter, 90 milionë euro për zero gola

Sadik.Autor

NË PRAG TË “EURO 2020″/ Anglia shtrëngon masat anti-COVID. Tifozët duhet të paraqiten me…

Delo.autor

Leave a Comment