Futboll La Liga Sport

AKUZA PËR RAMOS/ Mediat: Është kanceri i ekipit, duhet të largohet

Që Sergio Ramos nuk po kalon një periudhë të mirë, kjo është e qartë. Kapiteni, një simbol i klubit madrilen, nuk po bën një sezon të mirë dhe gabimet e tij janë të shumta. Edhe vetë spanjolli nuk është i qetë, siç u dëshmua edhe tek topi që i dhuroi kundërshtarit një javë më parë në ndeshjen kundër Barcelona-s.

Por nga ajo që thuhet në Angli, problemet e ish-lojtarit të Sevilla nuk përfundojnë këtu. Sipas “Daily Star”, brenda klubit është dikush që mendon se Sergio Ramos sjell përçarje në ekip dhe se prezenca e tij në dhomat e zhveshjes krijon probleme.

Lamtumirë Ramos – Kjo është ajo çfarë raportohet nga Ian McGarry, konsulent i futbollit dhe komunikacionit, në sajtin e “The Transfer Window”. Gazetari citon se brenda Reali-t është dikush që e sheh mbrojtësin si një gjë negative për klubin.

“Dikush që ka një rol shumë të lartë te Real Madrid më tha diçka në ditët e fundit kur isha në Spanjë. ‘Ramos është kancer në ekip dhe duhet të largohet’. Kjo është një situatë shumë, shumë serioze. Si kapiten, si ikonë e ekipit, do të jetë shumë e vështirë ta largojnë. Por unë mendoj se tashmë vendimi është marrë, nëse do të qëndrojë vetëm për pjesën e mbetur të sezonit apo deri vitin e ardhshëm, Ramos duhet të ikë sa më shpejtë nga ekipi”.

Por ku qëndron problemi? Ndikimi i lojtarit në vendimet e klubit është bërë i pakontrollueshëm, duke parë edhe ndërhyrjen e tij në mundësinë për të marrë Antonio Conte-n në stolin e Real Madrid. Sipas McCarry, lamtumira do të ishte e nevojshme “për të lejuar cilindo trajner që do të vijë në “Bernabeu”, që të ketë shansin për të menaxhuar grupin dhe lojtarët e Realit në mënyrën që ai e gjykon më të përshtatshme”. Diçka që Lopetegui ndoshta nuk e kishte.

Related posts

Plas te Bayerni “përleshen” në stërvitje dy yjet e skuadrës

Q.Autor

Surprizë për 8 marsin, Partizani uron zonjat e klubit

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arrihet marrëveshja, “Katalanasit” sigurojnë mbrojtësin e Manchester City-t…

Delo.autor

Leave a Comment