Futboll Shqipëri Sport

NUK I DALIN NË LLOGARI 2 MILION EURO/ FSHF paralajmëron probleme për “Arenën Kombëtare”

Gjatë ditës së sotme, doli lajmi se Ministria e Financave nuk ka pranuar të rimbursojë TVSH-në për Federatën Shqiptare të Futbollit, çka ka bërë që këta të fundit të bëjnë një deklarata me shkrim në faqen e tyre zyrtare.

Mësohet se investimit për stadiumin e ri, “Arena Kombëtare”, i mungojnë plot 2 milionë euro dhe rifillimi i punimeve është vënë në pikëpyetje të madhe. FSHF-ja nuk ka ngurruar të konsiderojë personat që punojnë në Ministrinë e Financave si një grup “tifozësh ultras” dhe konfirmoi se kjo çështje do të shkojë në Gjykatë:

Deklarata e FSHF-së:

Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.
Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhëshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore.
Gjithsesi FSHF do ti drejtohet Gjykatës, për këtë çështje, por është për të ardhur keq se si një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk ju ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016”, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern!

Related posts

JO VETËM FUTBOLL/ Propozimi romantik për martesë që “humbëm” para ndeshjes Roma- Spal (VIDEO)

Isa.Autor

LA LIGA/ Atletico fiton me profesionalizëm dhe “kërcënon Katalanasit”

Delo.autor

MBYLLET JAVA E 16-TË NË SUPERIORE/ Partizani konfirmohet ndjekësi i Vllaznisë. Tirana humbet terren, ja renditja…

Delo.autor

Leave a Comment