Futboll Sport

RONALDO NË BERNABEU SI “PRESIDENT”/ Pritja e ngrohtë që madrilenët i ofruan “armikut”

“Fenomeni” Ronaldo rikthehet në “Santiago Bernabeu”. Është rast i rrallë, kur presidentit të një ekipi i ofrohet një mirëseardhje kaq e ngrohtë. Për madrilenët, Ronaldo ishte “armiku” i ditës, por edhe ish- sulmuesi që po rikthehej në shtëpi pas disa muajsh larg.

Që kur u largua nga futbolli, braziliani e kishte ëndërruar këtë moment, të ulej pranë Florentino Pérez si president i një klubi. Dhe ky moment ishte sot! “Fenomeni” mbërriti në “Santiago Bernabeu” i shoqëruar nga  Carlos Suarez , ish-kreu i Valladolidit, dhe disa këshilltarë të ekipit. Ai ndihej si në shtëpi…

U dhuroi buzëqeshje dhe përqafime të gjithë personave në tribunë, por kësaj here si “armik”, edhe pse madrilenët e kanë të vështirë ta shohin si të tillë. Si lojtarë, gjatë qëndrimit nga 2002-2007 ishte një triumfator, por sot si president, ai ishte humbësi.

Related posts

Arrestohen 25 tifozë anglez, shkaktojnë trazira në Amsterdam

Sadik.Autor

LIVE/ Flamurtari-Teuta: Mbyllet pjesa e parë në Vlorë, Progni i përgjigjet Alveshit

Isa.Autor

Zidane: Neymar dhe Ronaldo në një ekip? Të mirët shkojnë gjithmonë…

Sadik.Autor

Leave a Comment