Futboll Sport

E LARGOI PËR SHKAQE POLITIKE/ Ja deklarata befasuese e Petkovic për BERHAMIN

Shumë turbullirë, pak qartësi në rastin e Behramit. A është dëbuar ai nga trajneri Vladimir Petkovic – apo jo? Shkruan Gazeta zvicerane, Blick.

Valon Behrami e konfirmoi largimin e tij nga Kombëtarja zvicerane duke e shpërndarë një postim në rrjetin social të Twitterit dje. Me një fotografi bardh e zi të tij me fanellën e Zvicrës ai shkroi: “Karriera ime Zvicrën mori fund”.

Kjo ishte shokuese për tifozët e Zvicrës.Behrami në një intervistë për Radiotelevizionin e Zvicrës ka thënë se e ka pranuar një telefonatë nga trajneri Petkovic, e cila kishte zgjatur vetëm 30 sekonda. Petkovic i kishte thënë atij se shqiptari nuk bën më pjesë në planet e tij.

Valon Behrami tha se largimi i tij nga Kombëtarja ishe vendim politik, mirëpo trajneri aktual i “Helvetikëve” e ka mohuar këtë.

“Ky është vendim im, dhe është i bazuar në kriteret sportive. Nuk ka të bëjë aspak me politikë”.“Unë kam menduar për këtë, i kam kontaktuar disa lojtarë, por ende nuk e kam marrë vendimin final”, ka thënë Petkovic.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

ITALI-ANGLI/ E gjithë bota me sytë nga finalja e madhe në “Wembley” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZIKALTRIT NË FESTË/ MODRIC tek INTER në JANAR, më shumë se një ide

Isa.Autor

TRAGJIKE/ Piu ujë të ftohtë pas ndeshjes, futbollisti 27-vjeçar ndërron jetë

Delo.autor

Leave a Comment