Futboll Sport

LOJTARI PROBLEME NË BRAZIL/ I heqin pasaportën Ronaldinhos dhe e shpall në kërkim

Pas gjyqit, ku ata nuk ishin paraqitur, ishte vendosur në vitin 2017 që gjithsesi të kërkoheshin dhe të merreshin me forcë në gjykatë për të pranuar vendimin dhe për të bërë pagesën. Pas dy vitesh përpjekje, gjykatësi Njuton Fabricio, dha vendimin që atyre t’u bllokohej pasaporta dhe t’iu ndalohej pajisja me një të re. “Megjithëse fotografohen në pjesë të ndryshme të botës, duke shëtitur e qarkulluar lehtësisht, të dy në vendin e lindjes kanë vendndodhje të panjohur. Duke marrë parasysh këtë vështirësi për t’i gjetur ata, urdhëroj tërheqjen e menjëhershme të pasaportave të tyre nga autoritetet përkatëse si dhe ndalimin e pajisjes së tyre me të reja, derisa të përmbushin detyrimet në ekzekutimin e vendimit ndaj tyre”, shkruhej në shpjegimin e gjykatësit.

Avokati i lojtarit nuk ka bërë të ditur vendndodhjen e tij, por ka konfirmuar se do të apelojë këtë vendim, që do të ndalonte Ronaldinho-n të merrte pjesë në shumë aktivitete ku paguhet me miliona euro, më e fundit në Rusi 2018 ku ishte pranishëm edhe në ceremoninë e mbylljes… si tamburist.

Related posts

E bujshme kampioni i Botës, kërkon të transferohet te Liverpool

Sadik.Autor

BISEDIMET RONALDO-JUVENTUS/ Drejtuesit “bardhezi” kërkojnë të reduktojnë pagën CR7

Delo.autor

Hamsik i jep zemër Napolit: Ronaldo te Juventusi? Një i vetëm nuk fiton dot…

Isa.Autor

Leave a Comment