Futboll La Liga Sport

VINICIUS JR PËR GOLIN/ Numërova deri në tre dhe pastaj godita fort

Junior Viniciusit iu desh të ishte i durueshëm këtë sezon, por braziliani e mori shpërblimin e tij të shtunën në mbrëmje pasi goditja e tij e devijuar nga Kiko Olivas përfundoi në rrjetë dhe i dha Real Madridit epërsinë ndaj Real Valladolidit dhjetë minuta para përfundimit të takimit në La Liga.

Mund të ketë qenë autogol, por ai e festoi atë sikur të ishte tija dhe më vonë e shpjegoi përse, transmeton Gazeta Express.

“Mendoja për të shënuar”, tha Vinicius për Real Madrid TV pas ndeshjes, kur u pyet secili ishte mendimi i tij për inkuadrimin në ndeshje.

“Falë ndihmës nga të gjithë lojtarët ia dola ta shënojë golin e parë. Kur e pata topin mendoja se do të mund të shënoja”, tha ai.

“Numërova ‘një, dy, tre’ dhe godita fort”, shtoi a.

Related posts

KAOSI ME STADIUMET/ Kukësi braktis “Elbasan Arenën”, Teuta zgjedh Shijakun

Isa.Autor

“Pakti me Perezin”/ MODRIC pranë largimit, ja detajet e fundit nga “divorci” 

Isa.Autor

Urban Kairo rikthimin i Venturës në Serie A: Kur ai është me të vërtetë në të mirën e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment