Futboll La Liga Sport

SUAREZ “KAFSHON” VALLECANON/ Barcelona fitore dramatike me përmbysje në frymën e fundit (VIDEO)

Pas fitores javën e kaluar 5-0 ndaj Realit të Madridit, Barcelona vuajti për të marrë 3 pikët e radhës në La Liga. Në transfertën ndaj Rajo Vajekanos, ekipi i Valverdes fitoi 2-3, me një përmbysje vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.

Suarez zhbllokoi shifrat që në minutën e 11-të, dhe gjithçka u duk shumë e lehtë për katalanasit, por Poco dhe Garsia, respektivisht në minutat 35 dhe 57, kthyen rezultatin për vendasit.

Gjithsesi, tentativat e Barcelonës ndaj portës së Vajekanos nuk reshtën, edhe pse goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 87-të, falë golit të Dembeles. Suarez bëri edhe kthesën e madhe, në minutën e 90-të, teksa shënoi golin e tretë. Me këtë 3 pikësh, Barcelona shkon në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Atletiko mbetet në 20 pikë, pas barazimit 1-1 ditën e sotme në transfertë ndaj Leganes.

 

 

Related posts

UMTITI NUK ËSHTË I LUMTUR TEK BARCELONA/ Ja klubi që po interesohet për francezin

Delo.autor

BINDEN NGA PLANI 5 VJEÇAR/ Mançester Junajtid zgjedh trajnerin e ri

F.autor

PARAKALON ISH-PORTIERIN PALJUKA/ Kapiteni Handanovic: Ja çfarë nuk shkoi në derbi

Delo.autor

Leave a Comment