Bundesliga Futboll Sport

TRANJERI I BAYERN-IT/ Jemi të zemëruar dhe të trishtuar

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, ka thënë se ekipi i tij është i zemëruar dhe i trishtuar pasi pranoi gol të vonshëm në barazimin 1-1 në shtëpi ndaj Freiburgut të shtunën.

Goli i Serge Gnabry nuk mjaftoi për Bayern Munichun pasi Lucas Holer realizoi më minutën e 89-të në “Allianz Arena” për Freiburgun, dhe si pasojë kampioni në fuqi mbeti katër pikë mbrapa liderit Borussia Dortmundit, transmeton Gazeta Express.

Kovac, i cili pritet të përballet me presion edhe më të madh, lëshimi i pikëve nga dora në përfundim të takimit ishte goditje e rëndë për Bayernin.

“Kundër Augsburgut humbëm pikë në minutën e 89-të dhe ndaj Freiburgut ishte e njëjta gjë. I kemi humbur katër pikë”, tha ai në konferencë për media.

“Jemi të zemëruar dhe të trishtuar. Ky është sporti dhe kjo është jeta. Ndeshjen tjetër e kemi pas tri ditëve dhe duam të fitojmë”, shtoi ai.

Related posts

THUR ELOZHE PËR PORTIERIN NEUER/ Rummenigge: Është si një verë e kuqe që përmirësohet çdo vit

Delo.autor

KAPITENI DREJT LARGIMIT NGA “GALAKTIKËT”/ 3 arsyet pse është koha që Real Madrid të shesë Ramos

Delo.autor

“Kjo është e pazakontë dhe më mërzit”, Griezmann “lëshon gojën” ndaj FIFA-s

Isa.Autor

Leave a Comment