Futboll Sport

Alban Bushi: Në miqësore vlerësoj lojtarët, mbi rezultatin

Për Panuccin, trajneri i U21, sugjeron më tepër durim dhe kohë.

Përfaqësuesja shqiptare U21 do të zhvillojë ditën e premte më 8 qershor ndeshjen e fundit miqësore përball Bosnjë Hercegovinës, në këtë grumbullim 10 ditor, qëllimi i së cilit ishte gjetja e elementëve të rinj për eliminatoret e ardhshme duke qenë se rreth 15 lojtarë që kanë filluar sezonin për momentin mungojnë.

Pikërisht për këtë arsye edhe trajneri Alban Bushi i vë një theks të veçantë elementëve të rinj, pa harruar faktin se çdo ndeshje duhet fituar.

“Nuk duhet të synojmë rezultatin në ndeshjet miqësore. Më mirë do të doja të humbja e të fitoja 1 lojtar, se sa të fitoja e të mos fitoja asnjë lojtar. Ky është objektivi. Ne kemi edhe tre ndeshje, në muajin shtator luajmë në Spanjë. Në tetor vjen Spanja në Shqipëri dhe me Estoninë. Në të treja ndeshjet do të donim të merrnim lojtarët që e kemi nisur sezonin, por do të fusim edhe 2-3 elementë nga datëlindja 99, për t’i pasur në sezonin tjetër”, u shpreh Alban Bushi, trajneri i kombëtares U21.

I pyetur rreth dy paraqitjeve të fundit dhe tranzicionit që po kalon përfaqësuesja A nën drejtimin e Christian Panucci, Alban Bushi shton:

“Kemi rastin e De Biasit, kur ka ardhur në fillim nuk ka qenë edhe aq mirë, u cilësua si një sezon i dështuar, sezoni i parë. Por me mbështetjen e Federatës De Biasi e rinovoi kontratën dhe na çoi në Europian. Mendoj se edhe me Panucci do ndodhë e njëjta gjë, duhet pak kohë. Mendoj se do të bëjë mirë, ka qenë një lojtar i madh, ka qenë me ekipe të mëdha. Di se si stërviten, di se si menaxhohen lojtarë”.

Në këtë grumbullim 10 ditor përfaqësuesja U21 ka zhvilluar 2 ndeshje me Bosnje Hercegovinën, më 28 maj të cilën e humbën 2-0, me Bjellorusinë më datën 5 qershor që e fituan me shifrat 3-2 dhe më 8 qershor sërish ndaj Bjellorusisë në “Elbasan Arena” në orën 19:00.

Related posts

VDES LEGJENDA MARADONA/ Moggi përlotet nga dhimbja: Brenda tij kishte dëshirën për të bërë gjithçka që…

Delo.autor

SANE PËSOI DËMTIM NË SUPERKUPËN E ANGLISË/ Bayern hedh sytë nga tregu italian, kërkon yllin…

Delo.autor

PRAPASKENAT E BUJSHME ME STRAKOSHËN/ Shqiptari flaku dorezat në sytë e Inzagit kur mori vesh se…

Delo.autor

Leave a Comment