Futboll Sport

GOL NGA GODITJE KËNDI/ Valon Ahmedi protagonist në fitoren e Shmona, asist nga këndi (VIDEO)

Valon Ahmedi ishte sërish protagonist në fitoren e skuadrës së Kiryat Shmona, në kampionatin izraelit të futbollit. Futbollisti i kombëtares shqiptare, që këtë verë u transferuar në Izrael, dha një krosim të saktë nga goditja e këndit, që më pas u shndërrua në gol nga Diniz.

Ishte minuta e dhjetë kur skuadra e Ahmedit fitoi një goditje nga këndi, e cila iu besua futbollistit shqiptar për t`u gjuajtur. Kështu ai dërgon topin në zonë, aty ku Diniz gjendej në pozicion të favorshëm për të shtyrë drejt rrjetës.

Ky ishte goli i vetëm për skuadrën e Kiryat Shmona, por që mjaftoi për të rrëmbyer tre pikët e radhës në kampionat kundër Makabi Petah. Me tre pikët e marra dje, skuadra ku luan Valon Ahmedi, shkon në kuotën e 15 pikëve në kampionat, duke u ngjitur në vendin e tretë në renditje.

Një javë më parë futbollisti shqiptar ishte sërish protagonist, pasi asistoi dhe shënoi gol në një tjetër fitore të Kiryat Shmona. Tashmë Valon Ahmedi është duke provuar shijen e suksesit me një tjetër ekip në një tjetër kampionat, pas eksperiencës që pati në Slloveni me skuadrën e Mariborit. Por për shkak të mungesës së hapsirës në formacion, gjatë verës futbollisti shqiptar u largua nga skuadra Maribor tek ajo e Kiryat Shmona në Izrael.

Related posts

Barcelona shfaq interes për mbrojtësin e Sevillës

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN/ ​SHAQIRI shpjegon rrugëtimin sesi Liverpooli fiton TITULLIN pas…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Rakitic niset për në Francë, pranë kalimit tek klubi… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment