Futboll La Liga Sport

TRAJNERI I REAL MADRID SOLARI/ Benzema është i jashtëzakonshëm

Trajneri i përkohshëm i Real Madridit, Santiago Solari, e ka lartësuar sulmuesin Karim Benzema, përkundër faktit se francezi ka plot tetë ndeshje që nuk shënon gol në La Liga.

Solari e mbështeti Benzeman duke e quajtur të jashtëzakonshëm, edhe pse francezi po vuan ta gjejë rrjetën e kundërshtarit në këtë sezon të La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Benzema i ka shtatë gola në 16 ndeshje në të gjitha garat, por vetëm katër prej tyre kanë ardhur në La Liga.

“Unë nuk jam ai që do ta zbulojë atë. Ai është pëlqyer nga trajnerët e mëparshëm dhe është lojtar i jashtëzakonshëm”, tha Solari.

“Ai ka taktika të jashtëzakonshme, i bën bashkëlojtarët të luajnë më mirë dhe punoi zellshëm edhe në mbrojtje, gjë që mendoj se janë karakteristika fantastike që tregojnë shumë për të”, shtoi ai.

Related posts

“BOMBA E DITËS”/ Tek Atletico mund të ndodhë RIKTHIMI I BUJSHËM, e ka në zemër klubin

Isa.Autor

PRITJE MADHËSHTORE/ Tifozët e Galatasarayt krijuan për Radamel Falcao një atmosferë të zjarrtë (VIDEO)

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Lë punën si TRAJNER për të vazhduar karrierën si DENTIST

Isa.Autor

Leave a Comment