Futboll Seria A Sport

MBROJTËSIT I SOSET DURIMI/ Kërkon të largohet nga Juventusi në janar

Medhi Benatia mund të largohet nga Juventusi në janar, sipas “Calcio Mercato”. Me rikthimin e Leonardo Bonuccit, Benatia është qendërmbrojtësi i tretë i skuadrës bardhezi, pas duetit Bonucci-Chiellini.

Pasi u transferua te Juventusi, në kërkim të një periudhe më të gjatë aktivizimi, duke qenë se e humbi rolin e “violinës së parë” te Bayern Munich, marokeni mund të largohet që në janar nga kampionët e Italisë, për t’u bashkuar me një klub, që i ofron një vend titullari.

Në verë, ai kishte disa oferta: Borussia Dortmund, Arsenal dhe, veçanërisht Olympique Marseille, kishin shprehur interes për ta blerë atë. Por Mehdi Benatia dëshironte të qëndronte te Juve, për të luajtur shanset e tij, edhe pas rikthimit të Leonardo Bonucci.

Ai e dinte se do të kishte më pak minuta në këmbë, se roli kryesor, i rifituar sezonin e kaluar, nuk do të ishte më. Megjithatë, ndoshta shpresonte se mund të kishte më shumë hapësirë. Por, nuk është kështu. Dueti i padiskutueshëm i qendrës së mbrojtjes së “Zonjës së Vjetër” përbëhet nga Bonucci dhe Chiellini. Për pasojë, në janar mund të deklarojë se përvoja e tij te Juventusi përfundoi.

Pra, është hoha për reflektime nga Benatia dhe Juve. Allegri nuk do të donte të privohej prej tij në këtë sezon, teksa Champions-i është objektivi madhor, në sajë të efektit të CR7. Por mbrojtësi maroken, edhe të shtunën mbrëma, pas ndeshjes me Cagliari, e ka bërë të qartë se sa argumente të rëndësishme janë në lojë për të ardhmen e tij. E cila duhet të jetë doemos duke luajtur në fushë dhe jo ngrohur stolin.

Related posts

E DUAN TË GJITHË/ Tri arsye përse POGBA do të zgjedhë JUVEN, para BARCELONËS

Isa.Autor

As Sampaoli e Caballero/ Argjentina do ELEMINOHET për shkak të një “MAÇOKU”

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ “Shpërthen” 18-vjeçari i Arsenal, realizon dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment