Futboll Sport

NEYMAR I MUNGON MSN/ Por a do ta rikthejë Barça?

Neymar do të dëshironte shumë që të rikthehej te Barcelona, por operacioni ka disa kleçka për të zgjidhur. Brazilianit i mungojnë shumë kohët e arta, kur ai bashkë me Lus Suarez-in dhe Lionel Messi-n formonin tridhëmbëshin ‘MSN’, i cili i solli katalanasve dhe atyre shumë suksese.

Por tani situata ka ndryshuar. Te PSG-ja edhe pse brazilianit i plotësohen të gjitha kushtet, ai nuk po ndihet mirë dhe dëshiron rikthimin në Spanjë. Edhe Real Madridi ka shfaqur interesim për Neymar-in dhe presidenti Florentino Perez është gati që të shpenzojë shifra mjaft të larta për ta sjellë në Madrid. Por zemra e sulmuesit rreh fort për blaugranat. Për më tepër që duhet të ketë edhe disa largime te Barça.

Ish shoku i tij i ekipit, Martin Montoya deklaroi se lidhja e brazilianit me Messi-n dhe Neymar-in është e madhe. Por si Barça, ashtu edhe PSG-ja janë larg një marrëveshjeje që do të vuloste rikthimin.

“Vështirë që transferimi të ndodhë. PSG është klub i madh dhe shpenzoi shumë për Neymar-in që të vinte. Nuk besoj se Barça do të paguante po aq për të. Mendoj se Neymar ka dëshirë rikthimin, pasi ai në tri vite u ndie mirë dhe ka një lidhje të fortë me Messi-n dhe Suarez-in, por është shumë e vështirë që kjo të ndodhë.”, tha Montoya. Ai ka luajtur me Neymar-in vite te Barça, ndërsa aktualisht është pjesë e ekipit të Brighton-it. Ndërkohë katalanasit po bëhen gati për takimin e Champions-it kundër Interit në “San Siro” ditën e nesërme, ku në fushë pritet që të jetë edhe Lionel Mesi.

Related posts

E BUJSHME/ Synon përforcime, Barcelona gati 160 milionë euro për dy yjet e Inter…

Delo.autor

De Biasi: Jam i zhgënjyer, dje isha praktikisht trajneri i Polonisë…

Isa.Autor

Ramires në radarin e skuadrës nga Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment