Futboll Sport

NDESHJA ME GJERMANINË/ Flet Van Dijk: Arbitrit i thashë bëhu serioz…

Penalltia që gjyqtari i takimit akordoi në momentin që ndeshja ishte 1-2 në favor të holandezë, irritoi shumë lojtarët portokalli në fushën e lojës.

Njëri prej tyre ishte edhe kapiteni i skuadrës, Virxhil Van Dajk, i cili pas ndeshjes tregoi edhe bisedën që kishte me portugezin. “Ne kishim bërë çdo gjë për ta përmbysur ndeshjen dhe arbitri mendoi ta bënte sërish interesant takimin”, u shpreh mbrojtësi më i mirë në botë.

“I thashë që bëhu serioz, De Ligt nuk e pa fare topin që po vinte nga lart dhe dora e tij ishte në pozicion natyral. Janë momente që mund të peshojnë shumë në fund të ndeshjes”. Më pas, shtatlarti nuk harroi të komentonte momentin pasi Gjermania shënoi 2-2 me anë të penalltisë së realizuar në gol nga Toni Kros. “Ne vazhduam të besonim edhe pas 2-2 se mund të dilnim me tri pikë nga fusha e lojës. Kishim dominuar gjatë gjithë ndeshjes deri në atë moment. Goli i parë i gjermanëve erdhi nga një gabim i yni.

Barazimi mund të kishte ardhur më shpejt, por rëndësi ka që gjetëm golin në kohën e duhur. Pyetjes se sa i rëndësishëm ishte ky trepikësh për skuadrën portokalli, Van Dajk u përgjigj: “Shumë i rëndësishëm. Ne e dinim që para ndeshjes se kemi një skuadër që është në gjendje të bëjë çdo gjë. Gjermania vuajti shumë ndaj nesh. Tani të shohim përpara, pasi rruga për në ‘EURO 2020’ është ende e gjatë. Por besoj se me fitoren e sotme (dje), skuadra mund të jetë më e qetë pasi rivalët me të cilët do të përballemi nuk janë në nivelin e Gjermanisë. Tani gjithçka do të varet vetëm nga ne, shpresojmë që të mos zhgënjejmë askënd”, përfundoi kapiteni i “tulipanëve”.

Related posts

LIVE/ Kalojnë 30 minuta lojë, mbetet e “thatë” sfida në Gjirokastër (VIDEO)

Isa.Autor

Messi këshillon 18-vjeçarin, të injorojë United dhe t’i bashkohet atij te Barça

Sadik.Autor

“JAM GATI TË PËRBALLEM”/ Tyson Fury provokon rivalët: Ata të dy i mposht brenda një nate

Delo.autor

Leave a Comment