Futboll Seria A Sport

SEKRETI I SUKSESIT/ Ja çfarë i thotë RONALDO para çdo ndeshje DYBALËS

Në të përditshmen italiane “Tuttosport” shkruhej se Paulo Dybala po përmirësohet falë punës së tij me Cristiano Ronaldon, duke zbuluar tre gjëra që CR7 i thotë atij para ndeshjeve.

Së pari, jep shembullin e tij gjatë seancave stërvitore, pasi portugezi është i pari që arrin në Continassa dhe i fundit që largohet.

Së dyti, CR7 i jep këshilla konkrete Dybalas e disa herë qorton La Joya për të motivuar atë.

Personaliteti Ronaldos dhe historia e tij si futbollist e bën një lider të padiskutueshëm në dhomat e zhveshjes së “Zonjës së Vjetër” dhe ylli i Juves përpiqet të përdorë aftësitë e tij prej lideri për të ndihmuar Dybalan që të bëjë një hap më tej në karrierën e tij si sulmues.

Nesër Juventus pret në shtëpi Manchester United pas një fitoreje të merituar, dhe pritet të jetë përsëri dyshja Ronaldo-Dybala që do bëjnë diferencën.

Related posts

“TËRMET 6 BALLË” NË CHAMPIONS/ Manchester City mposht me GOLEADË Leipzig

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN/ Mesfushori bardheblu: Deri në maj jam pjesë e Tiranës

Delo.autor

Legjenda Totti: Salah ndër më të mirët në botë

Q.Autor

Leave a Comment