Futboll Seria A Sport

Rikthehet në Milano/ Rafinjës: Mendova se do qëndroja te Interi, por ata…

Rafinja rikthehet në “San Siro”. Mesfushori brazilian i Barcelonës ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”, në prag të sfidës së Champions-it kundër zikaltërve: “Pas golit në ‘Camp Nou’ brenda meje ndieja një gëzim të madh sepse shënova për skuadrën time, por njëkohësisht më erdhi e natyrshme të mos festoja.

Mund të kisha luajtur me Interin nëse gjithçka do kishte shkuar ashtu si e mendoja, por kështu nuk ndodhi dhe tani jam i lumtur e i motivuar që jam te Barça. Isha i bindur se do qëndroja në Milano, por nuk ndodhi kështu. Preferuan lojtarë të tjerë e nuk më mbetet gjë tjetër veçse të shikoj përpara: javët kalonin dhe klubi po firmoste me lojtarë të tjerë… Naingolan? Në Romë shënjestroi topin, por në fund më goditi mua (qesh). Më dërgoi një mesazh pas dëmtimit, i uroj të fitojë shumë. Rikthim? Në zemrën time do ketë gjithmonë vend për Interin”.

Related posts

ISH-YLLI I JUVENTUSIT/ Fabian O’Neill: I humba 12 milionë euro, varfëria nuk më…

Isa.Autor

SHQIPTARI ME NOTËN MË LARTË/ Mustafi u shpall lojtari i ndeshjes ndaj Liverpoolit

Isa.Autor

4 GOLA NË 19 NDESHJE KËTË SEZON/ I skadon kontrata në verë, ja vendimi që merr mesfushori Di Maria për të ardhmen…

Delo.autor

Leave a Comment