Futboll La Liga Sport

SULMUESI I HARRUAR/ Nuk ka luajtur asnjëherë me kombëtaren, është më i miri i Argjentinës

Kur të thonë të përmendësh disa sulmues argjentinas, të vijnë në mendje shumë lojtarë të nivelit botëror. Lionel Messi, Sergio Aguero, Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi janë vetëm disa shembuj, por asnjë prej tyre nuk mban titullin e sulmuesit argjentinas që ka shënuar më shumë gola në Europë këtë sezon.

Këtë çmim e merr sulmuesi i Nantes Emiliano Sala, i cili ka shënuar 10 gola këtë sezon, duke ia kaluar bashkëkombësve të tij. Me 10 gola, ai ka shënuar tre gola më shumë se rivali më i afërt argjentinas, Messi dhe Aguero, të cilët kanë shënuar nga shtatë gola. Icardi ka gjashtë ndërsa Higuain pesë.

28-vjeçari ka nisur karrierën te Bordeaux, ndërkohë që ka luajtur edhe te Orleans, Niort dhe Caen.

Ai iu bashkua Nantes më 2015-ën, dhe që prej atij momenti ka luajtur 112 ndeshje, duke shënuar 40 gola deri tani. Por ky është sezoni më i mirë i sulmuesit, i cili shënoi një tripletë në fitoren 4-0 të Nantes ndaj Toulouse muajin e kaluar.

Megjithëse po tregon një formë më të mirë se bashkëkombësit e tij, ai nuk është grumbulluar asnjëherë nga kombëtarja.

Related posts

Te Partizani të gjithë të heshtur gjatë ditëve të merkatos, lojtarët marrin “arratinë”

Sadik.Autor

TIFOZËT DHE STJUARTËT KTHEHEN NË STADIUM/ Administratori Idrizi pritet ta zgjidhë qesen para Tiranës

Delo.autor

Rummenigge në sulm: UEFA s’ka treguar vullnet me Fair Play-n Financiar

Q.Autor

Leave a Comment