Basketball Sport Të tjera

“FILLIMISHT VDEKJA E KOBE BRYANT, PASTAJ COVID-19…”/ LeBron James rrëfehet: 2020-ta një vit i çuditshëm

Sezoni 2019-2020 i NBA-së, ndërprerë që në mars për shkak të koronavirus, do të rinisë pas pak ditësh në Orlando, aty ku janë grumbulluar 22 ekipet që do të vijojnë garën për titull. Një nga skuadrat pretendente është ajo e Lakers, që synon të ruajë ritmin e mirë që kishte deri në mars.

Lideri i këtij ekipi, LeBron James, shpreson që pas një starti aspak të mirë të vitit, fillimisht me lajmin e vdekjes së Kobe Bryant e më pas me pandeminë, të arrijë të shohë pak dritë.

“Nuk ka ditë që nuk mendoj për Kobe Bryant. Nuk ka ditë që Lakers nuk e kujtojnë atë njeri. Ai, vajza e tij Gigi dhe e gjithë familja e tij janë pjesë e Lakers. Veshim ende fanellat me numrat 8, 24 dhe 2, për t’i kujtuar se çfarë kanë qenë ata për ne”, tha LeBron James.

“Ky është një vit i çuditshëm. Fillimisht vdekja e Kobe, pastaj pandemia që ndali gjithçka. Qëndrova 4 muaj me familjen time, kjo gjë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Por ishte si një bekim, pasi shihja çdo ditë fëmijët e mi, bashkëshorten time”, thotë LeBron.

Për sa i përket garës për titull, ylli i NBA-së dhe Lakers, thotë: “Jemi skuadra më e mirë në Perëndim, por ka shumë rivalitet, si këtu ashtu dhe në Lindje. Shpresoj që ky ritëm të vazhdojë deri në fund, të luajmë si grup”.

Related posts

E ardhmja drejt Anglisë, edhe Tottenham në garë për Elseid Hysajn

Sadik.Autor

KARIKON SKUADRËN PARA NDESHJES NDAJ ROMËS/ Mbrojtësi Kjaer: Duhet të shkojmë dhe ta kërkojmë me forcë fitoren…

Delo.autor

NBA/ Houston fiton edhe pa Harden, Philadelphia dominon në Lindje

Delo.autor

Leave a Comment