Futboll Seria A Sport

SUPRIZON ZEMAN/ Armiku nr. 1 i “Zonjës:”: Anti-Juventus s’ekziston, Inter dhe Napoli…

“Nuk ekziston anti-Juventus në Itali”. Nëse mendoni se këto fjalë janë thënë nga një tifoz i Juventus ose një drejtues i klubit torinez, gaboheni. Personi që e ka thënë këtë është një “armik” historik i Juventus. Bëhet fjalë për Zdenek Zeman. Çeku nuk ka qenë asnjëherë i butë me “Zonjën”, por tani është i detyruar të dorëzohet para fakteve.

“Në Itali nuk kanë rivalë, nuk ka një anti-Juventus të vërtetë. Inter dhe Napoli (-6 pikë në renditje ) janë në ndjekje, por besoj se në fund do të fitojnë përsëri bardhezinjtë”, ka thënë ish-trajneri i Lazio-s dhe Roma-s.

Më pas Zeman ka folur për Lorenzo Insigne, yllin e Napoli-t të Ancelotti-t. “Me mua ka shënuar më shumë se 20 gola në sezon në dy vite, më pas nuk e ka bërë më”, ka vazhduar Zeman, që ka punuar me sulmuesin te Pescara.

“Është përmirësuar shumë në krahasim me atë kohë dhe ky pozicion i ri po e ndihmon. Kë do të aktivizoja mes Milik dhe Mertens në krah të tij? Sigurisht belgun… preferoj të ‘vegjlit’ që dinë të luajën më mirë me topin në tokë”.

Related posts

“EKIPI AKTUAL MË DUKET NJË KOPJE E SHËMTUAR”/ “Shpërthen” Mateo Salvini: Milani i turpshëm, po luan…

Delo.autor

U ZËVENDËSUA NGA TRAJNERI/ Futbollisti shqiptar thyen me grushte stolin e rezervave (VIDEO)

Isa.Autor

Heynckes jep lajmin e gëzueshëm që të gjithë prisnin

Sadik.Autor

Leave a Comment