Futboll Kategoria Superiore Sport

NDIZET MERKATO E VERËS/ “Bomba” e Dinamos, do katër titullarë të Tiranës. Ja emrat…

Dinamoja tenton bombën e madhe: T’i rrëmbejë katër titullarë ekipit të Tiranës. Drejtuesit e rinj të skuadrës blu kërkojnë që afrojnë lojtarë cilësorë dhe te lojtarët pa kontratë të Tiranës kanë parë të ardhmen e skuadrës tjetër kryeqytetase. Nëse për Kristi Vangjelin është folur më parë, tani gjërat bëhen më serioze. Idriz Batha, Agustin Torasa dhe Elton Kale mund të bashkohen me blutë nëse pranojnë ofertën e drejtuesve të Dinamos.

OFERTA – Si Vangjeli, Torasa, Kale e Batha janë pa kontratë dhe me këtë fakt ka luajtur Dinamo. Mësohet se ka pasur kontakte mes emisarëve blu dhe lojtarëve. Këta të fundit kanë diskutuar për një bashkëpunim të mundshëm dhe kalimin e lojtarëve nga një kamp në tjetrin. Për momentin lojtarët nuk kanë refuzuar gjë, por kanë thënë që do të dëgjojnë se çfarë do të ketë Tirana në tavolinë. Vetëm pasi palët të ndahen me Tiranën, do të ketë diskutime të tjera në tavolinë. Gjithsesi, te Dinamoja janë besimplotë se gjërat mund të shkojnë në rrugën e duhur.

PAGAT – Një nga arsyet që lojtarët mund të largohen janë rrogat që u ofrojnë. Të katër janë nga më të paguarit, sepse kanë rrogë mbi 4 mijë euro, por ekipet e reja shtyhen të paguajnë më shumë për të marrë lojtarë të rinj dhe për të ndërtuar skuadrën. Kjo mund të ndryshojë balancat në merkaton e lojtarëve në Superiore.

SISTEMI “SKËNDERBEU” – Nëse nuk e mbani mend, largimi i disa lojtarëve bashkë është një mënyrë e eksperimentuar më parë. E ka bërë Skënderbeu, duke shpërbërë Besën e Kavajës dhe Dinamon. Menjëherë pasi prishi dy ekipet dhe mori lojtarët më të mirë, Skënderbeu nisi vitet e arta në Superiore.

STATISTIKAT – Të katër lojtarët janë nga më të mirët te Tirana. Duke llogaritur që Kale ka qenë i dëmtuar dhe Torasa ka pasur probleme, Vangjeli e Batha kanë qenë titullarë. Të katërt kanë bërë shumë mirë në fushën e lojës. Batha garanton mbi 30 ndeshje, 2667 minuta e nëntë gola. Kristi Vangjeli ka 1677 minuta në 22 ndeshje pa shënuar gol, por nuk luajti futboll nga dhjetori deri në shkurt. Torasa ka luajtur 1802 minuta, në 25 ndeshje duke shënuar një gol, ndërsa Kale, ndonëse është operuar, ka shënuar 3 gola në 18 gola dhe 826 minuta lojë.

Related posts

Lojtarët e Bayern München reagojnë duke thumbuar: Për ne një shenjë e mirë

Sadik.Autor

​Mourinho tregon se kur kthehet Lukaku nga lëndimi

Q.Autor

DEKLARATA TRONDITËSE/ Ish-lojtari i INTERIT: FUTBOLLI më ka SHKATËRRUAR

Isa.Autor

Leave a Comment