Futboll Seria A Sport

SPALETTI E BËN TË QARTË/ Duhen 140 mln euro dhe 40 mln bakshish…

“Të luash futboll është i thjeshtë, por gjëja më e vështirë është të luash një futboll të thjeshtë”, ka thënë dikur Johan Cruijff dhe ka patur të drejtë. Kjo është parë edhe në ndeshjen e luajtur në Champions League mes Inter dhe Barcelona. Kampionët e Spanjës luajnë përmendësh, edhe pa Messi-n. Kanë qenë pikërisht zëvendësuesit e “Pleshtit” ata që kanë shënuar: ish-interisti Rafinha në “Camp Nou” dhe Malcom në “San Siro”.

Inter ka vuajtur, por nuk ka rënë falë dy shtyllave: Handanovic dhe Icardi. Numri 1 ka pritur pothuajse gjithçka, kapiteni ka dërguar në rrjetë një nga topat e paktë që ka patur në këmbë gjatë gjithë ndeshjes: një gjuajtje në portë, një gol. Portieri pret dhe sulmuesi shënon: futbolli është një lojë e thjeshtë.

Por duhet vlerësuar edhe loja e një shtylle tjetër të Inter-it: Skriniar, auto i një paraqitje të madhe kundër rivali të vështirë si Luis Suarez. Mbrojtësi sllovak është një garanci tashmë dhe vlera e tij në merkato vazhdon të rritet. Spalletti e di se ka në duar një gur shumë të çmuar. “Sa kushton Skriniar, 100 milionë? Nëse jam Barça, 120 dhe 20 bakshish, nëse jam Real Madrid, 140 dhe 40 bakshish. Kjo është ajo që mendoj unë për Skriniar”, ka thënë trajneri i milanezëve pas ndeshjes së të martës.

Skriniar ka një kontratë deri në qershorin 2022, me një rrogë në rritje deri në 1,7 milionë euro. Drejtuesit zikaltër i kanë ofruar 1 milion më shumë në sezon gjatë negociatave, ndërsa lojtari kërkon të kalojë murin e 3 milionëve. I paguar 19 milionë euro, plus kartonin e Caprari-t (15 milionë euro) për ta marrë nga Sampdoria në verën e 2017-ës, Skriniar mund të marrë oferta deri në 100 milionë euro. Klubet e mëdha nuk mund t’i lënë të largohen lojtarë të tillë, por duhet edhe të vlerësojnë me kujdes disa oferta të caktuara.

Van Dijk i ka kushtuar pothuajse 80 milionë euro Liverpool-it. Nëse Inter do të vendosë ta shesë, Skriniar mund të bëhet mbrojtësi më i paguar i historisë. Të shitet apo të mos shitet për 100 milionë euro? Këtë duhet ta vendosin drejtuesit e Inter dhe vetë Skriniar, duke parë se në futbollin modern ka më shumë rëndësi dëshira e futbollistëve.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Zvicër-Gjibraltar. Rezultati 1-0

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Bayern i ka idetë e qarta, ofertë marramendëse për talentin…

Delo.autor

E BUJSHME/ Goditja më e madhe e Maldinit tek Milani? Pa diskutim, është ai (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment