Bundesliga Futboll

MERKATO/ Pastore lihet sërish jashtë, mediat e çojnë te Interi

Javier Pastore nuk është grumbulluar sërish nga trajneri i PSG-së, Unay Emery, për sfidën me Dijonin, duke e bërë thuajse të sigurt largimin e tij nga kryeqyteti francez.

Argjentinasi, bashkë më Cavanin u rikthyen me vonesë nga pushimet e vitit të ri dhe u lanë jashtë në ndeshjen e Kupës së Francës, por duket se për sulmuesin uruguajan ka përfunduar dënimi, ndërsa për fantazistin argjentinas ende jo.

Medeit franceze raportojnë se Pastore është me valixhet gati, ndërsa thonë se destinacioni më i mundshëm është Seria A, ku e pret Interi i Spallettit.

Zikaltrit janë të vetmit që kanë shfaqur interes konkret për të dhe mbrëmjen e të hënës pati edhe një darkë mes menaxherit të Pastores dhe drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Hazard arrin marrëveshjen me Real Madridin, ja çfarë mungon

Delo.autor

Inter cakton çmimin për shitjen e Icardit

Sadik.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Milik-Dzeko, dita vendimtare për Roma dhe Juventus

Delo.autor

Leave a Comment