Futboll Premier League Sport

Ballack këshillon Chelsean: Hazard duhet joshur, ai e di që është yll…

Michael Ballack ka dhëë udhëzimet e tij sesi Chelsea mund të joshë Eden Hazard për të rinovuar kontratën e tij para se të “vrapojë” në 18 muajt e fundit, me Real Madrid-in që i “vardiset”. Hazard e ka përshkruar lëvizjen drejt Madrid-it si një ëndërr, por ka thënë edhe se do të ishte i lumtur nëse do të qëndronte në Stamford Bridge.

Chelsea shpreson të rinovojë kontratën me një afat 5 vjeçar, me vlerën rreth 394,000 dollar në javë.

Ish-kapiteni i Gjermanisë, i cili është i njohur për kalimin e tij nga Bayern-i drejt Chelsea-t në 2006 duke pasur konkurrente edhe Manchester United, mendon se Chelsea duhet të fillojë me punën që të mbajë Hazard në ekip.

“Ju duhet t’i paguani atij shumë para!”– ka thënë Ballack me shaka në një intervistë me Goal.com. “Por më e rëndësishme, është t’i jepni atij një vizion. Ju duhet t’i tregoni atij se sa i rëndësishëm është, pyesni atë se çfarë dëshiron nga klubi dhe jepini atij pak më shumë përgjegjësi.”

“Ju duhet të zbuloni se çfarë ai dëshiron, pyeteni nëse është i lumtur. Sigurisht ai do që të jetë sa më i suksesshëm që të jetë e mundur, dhe çdokush pyet veten se me cilin klub mund ta arrijë këtë.”

Related posts

SFIDA NDAJ SEVILLAS PËR SUPERKUPËN E EUROPËS/ Flick: Do të jetë një ndeshje e nivelit të lartë

Delo.autor

“PRESIM NJË NDESHJE SPEKTAKOLARE, JEMI GATI PËR LUFTË”/ Trajneri e Bayern: Jam impresionuar nga Tigresi

Delo.autor

Njihuni me 7 detaje që u shënuan, në javën e parë të Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment