Futboll La Liga Sport

RONALDINHO SI MAGJISTAR/ Shfaqet në Marok me pasaportë të sekuestruar…

Cilido që është rritur në vitet ’90 dhe është i apasionuar me futbollin, kurdo që bashkohej me shokët për të luajtur, ishte e zakonshme të përdorje shprehjen për të përshkruar cilindo prej shokëve që e quante veten një fenomen: “kush je ti, Ronaldinho?”. Në të vërtetë ish-futbollisti i Barcelonës e Milan tashmë është tërhequr nga futbolli profesioisht, por gjithsesi arrin të tërheqë të gjithë vëmendjen dhe të bëjë mediat të flasin për atë. Në fakt, kësaj here media e gjurmon për një tjetër çështje, që ka të bëjë me një gjobë që arrin në shifrën e dy milionë euro, çka u bë shkak për sekuestrimin e pasaportës nga gjykata. Dhe ylli brazilian zhduket për disa ditë, për t’u rishfaqur më pas në Marok.

E mistershme, sepse i kishin sekuestruar pasaportën… Njëlloj si iluzionisti Houdini, që zhdukej nga baulja ku mbyllej, për tu shfaqur diku tjetër, edhe Dinho rishfaqet në Marok për të marrë pjesë në një ndeshje mes lavdive të vjetra. Por si ja bëri braziliani që të hipë në avion? Mos vallë ka dribluar kontrollorët? Jo, nuk ka patur nevojë, sepse praktikisht nuk ishte në atdhe në momentin e vendimit të gjyqtarit.

Kështu që, meqenëse braziliani ndodhej në Tokjo për prezantimin e një palë këpucëve që Nike deshi t’i dedikojë, pasaporta do t’i sekuestrohet, nëse do të rikthehet në Brazil, çka nuk do të ndodhë tani shpejt, sepse ylli brazilian është i impenjuar në një seri udhëtimesh, që do t’i mbushin portofolin. Në fund të fundit duket se e ka të nevojshme, duke marrë parasysh faktin që prokuroria kërkon prej tij shumën ekuivalente me rreth 2 milionë euro.

Related posts

GAFA E PAFALSHME E HANDANOVIC NDAJ JUVENTUS/ Inter hidhet në sulm për një portier të ri. Ja të preferuarit e klubit…

Delo.autor

Mike Tyson: Djokovic i preferuari im, por Federer më i madhi i të gjitha kohërave

Sadik.Autor

Botërori 2018/ Njihuni me “pleqtë” që do të thyejnë rekord

Sadik.Autor

Leave a Comment