Futboll Premier League Sport

VDEKJA E PRESIDENTIT/ Vjen ndryshimi i parë te Leicester, kur do shënohen golat nuk do…

Sezoni futbollistik i Leicester City nuk premtoi asgjë të veçantë nëse do të ndaleshim te renditja në tabelë…deri para pak javësh.

Fatkeqësisht ky ekip u bë kryefjalë e mediave pas vdekjes së presidentit Vichai Srivaddhanaprabha. E gjithë bota e futbollit u trondit nga një lajm i tillë dhe nisur nga deklaratat e bërë nga lojtarët është lënë të nënkuptohet se tani e tutje gjërat do të ndryshojnë dhe kështu ka ndodhur. Çdo ndeshje dhe çdo gol do të shërbejë për nderimin e figurës së presidentit të ndjerë. Golat në këtë periudhë janë më të nevojshme se asnjëherë tjetër.

Gjithashtu sipas “Mail Online” edhe mënyra e festimit nuk do të jetë më e njëjta. Kënga “Fire” nga Kasabian, e cila përdorej pas shënimit të golit nuk do të vendoset më stadiumin “King Power”. Një vendim i tillë ka ardhur pasi në një fragment të saj thuhet “Unë jam në zjarr” dhe kjo është shenjë mosrespekti, por edhe risjellë në mendje vdekjen e Srivaddhanaprabha, i cili humbi jetën pasi helikopteri u përfshi nga flakët.

Nuk do të ketë këngë edhe për faktin që lojtarët të jenë më të qetë në fushën e lojës, por edhe për të zvogëluar entuziazmin e tifozëve në shkallët e stadiumit, ku gëzimi i tyre do risillte sërish në mendje presidentin që u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë.

Related posts

MUNGESAT TEK DY KLUBET/ Probleme për Klopp e Pochetinon, Kane e Arnold me dëmtime afatgjatë

Delo.autor

PAMJET E RRËMBIMIT TË PRINDËRVE TË LIVERPOOL/ Lirohet e ëma e Luis Diaz, ende nuk dihet fati i babait të tij

F.autor

PLAS SKANDALI NË TUQI/ Shkarkohet trajneri sepse abuzoi verbalisht dhe seksualisht me lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment