Futboll La Liga

Valverde: Espanyol është skuadër favorite

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde beson se Espanyol është skuadër favorite për të kaluar në gjysmëfinale të Copa del Rey

Barcelona mbrëmë u mposht në udhëtim 1:0 nga Espanyol në Copa del Rey, për të pësuar humbjen e parë këtë sezon.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Camp Nou dhe trajneri Ernesto Valverde beson se Espanyol është skuadër favorite për të kaluar tutje.

“Favorite është skuadra që është duke fituar. Por, ata na konsiderojnë ne. Ne e kemi obligim që të rikthehemi, por nuk është rezultati i mirë, sepse nuk kemi shënuar”, tha fillimisht Valverde gjatë konferencës për media.

“Nëse ata shënojnë një gola, ne duhet të shënojmë tre. Ata kanë më shumë mundësi se përpara”, u shpreh në fund ai.

Related posts

Rooney si Ibra e Villa, transferohet në Amerikë te DC United

Sadik.Autor

“DUHET TË PËRJETOJMË MË SHPESH SUKSESET”/ Van der Sar: Ne shohim Realin, Barcelonën dhe Juventus, të tjerët na…

Delo.autor

Zyrtare/ John Terry largohet përfundimishtë nga Aston Villa

Sadik.Autor

Leave a Comment