Futboll Premier League

E bujshme/ Sanchez do t’i kushtojë Manchester United plot 204 milionë euro

Manchester Unitedit marrëveshja për transferimin e Alexis Sanchez në total do t’i kushtojë 204 milionë euro. 

Sipas asaj që shkruan ‘The Independent’, sulmuesi kilian ka arritur marrëveshje me klubin për katër vite e gjysmë.

Marrëveshja do të mbyllet posa Henrikh Mkhitaryan do të pranojë kalimin nga Old Trafford në Emirates.

Sanchez do të paguhet 16 milionë euro në sezon, pa taksa, pasi me taksa paga e tij shkon diku afër 30 milionë euro.

Alexis Sanchez drejt largimit nga Arsenali. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Këtyre pagesave do tu shtohet edhe pagesa te Arsenali prej 33 milionë euro, 22 për lojtarin dhe 11 për agjentin.

Këtu shtohen edhe pagesat e tjera që do t’i bëhen lojtarit ë formë bonusesh.

Armeni më i paguari te Arsenal

Marrëveshja do ta kap shifrën prej mbi 200 milionë euro dhe kjo e shpjegon pse Manchester City është larguar nga marrëveshja.

Sanchez tani pret që Mkhitaryan ta aprovojë kalimin te Arsenal, pasi edhe armeniani do të bëhet lojtari më i paguar në Emirates. 

Related posts

“JEMI NJË GRUP I MADH”/ Kastriot Dermaku flet pasi mundi Romën: Është bukur të fitosh ndaj një skuadre të madhe

Delo.autor

KUJTON TRIUMFIN E BOTËRORIT 2006 ME ITALINË/ Marcelo Lippi: Si u treguam të pasmet gjermanëve para fitores

Delo.autor

PO QENDRON NË STOLIN REZERVË/ Ja si yjet e Liverpoolit “trullosin” Shaqirin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment