Bundesliga Futboll

Heynckes do rinovimin e “Robbery: Mosha nuk është gjëja vendimtare…!

Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, ka analizuar momentin e ekipit dhe ka folur për lojtarët e tij. Ai është i kënaqur me performancën e James Rodriguez, megjithëse është i bindur se do të japë më shumë me kalimin e sezonit.

Kolumbiani është forcuar në formacionin fillestar të bavarezëve dhe ka shënuar gola si ai që bëri nga një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Leverkusenit.

Pra, James është bërë pjesë e rëndësishme për trajnerin e tij. Heynckes tha për të: “Jam shumë i kënaqur me punën e tij dhe shpresoj të paraqitet edhe më mirë. Çdo ditë vë re se ndihet tepër mirë këtu. Tani është integruar plotësisht. James luan shumë mirë si pjesë e ekipit, është shumë i fortë në garë, pasi të dhënat e reflektojnë këtë. Ai thjesht nuk ka përkufizim”.

Trajneri bavarez diskutoi edhe mbi të ardhmen e lojtarëve të tjerë, të tillë si Arturo Vidal, i cili ende nuk ka rinovuar me klubin. Ai ishte mjaft i qartë në deklaratat e tij. “Vidal ka një kontratë deri në vitin 2019 dhe nuk ka presion”. Së fundi, trajneri gjerman ka ngritur lart edhe dy nga lojtarët e tij më të lartë, si Robben dhe Ribery:

“Franck dhe Arjen janë një shembull për të gjithë lojtarët. Do të ishte mirë nëse rekomandohet zgjatja e kontratës së tyre me klubin. Për mua, mosha nuk është gjëja vendimtare, por vetëm prodhimi dhe pasioni me punën, diçka që të dy e kanë”.

Related posts

FITOI KUPËN E ITALISË/ Lazio dhe Strakosha festojnë bashkë me shqiponjën “Olimpia” (VIDEO)

F.autor

“NUK JAM AGRONOM”/ Dede flet para derbit: Tirana e “dënuar” që të fitojë gjithmonë

Delo.autor

BARCELONA NË KOLAPS/ “Bomba” e ekonomistit: S’ka para për puntorët

Delo.autor

Leave a Comment