Futboll Sport

KLUBI I PARË I MESSIT/ Në librin e Rekordeve “Guinness”

Në vitin 2015, Lionel Mesi deklaroi se një alternativë ishte që ta mbyllte karrierën në klubin e tij të vendlindjes. Prej atij momenti, Njuells Old Bojs u vendos në qendër të vëmendjes dhe u kthye në fenomen mediatik.

Tashmë, në distancën e tre viteve, klubi argjentinas përbën sërish lajm. Por, këtë herë Mesi nuk ka të bëjë dhe gjithçka lidhet me iniciativën fantastike të drejtuesve. Njuells Old Bojs është futur në listën e Rekordeve “Guinness”, falë punës së 23 mjeshtrave të tatuazhjeve.

Në harkun e më pak se 12 orëve, ata arritën të pikturonin në trupin e 2,057 tifozëve inicialet dhe vitin e themelimit të klubit. Në këtë mënyrë, u thye edhe primati që mbahej nga brazilianët e Vasko da Gamas, që brenda 24 orëve kishte vendosur “markën” e klubit te 801 tifozë.

Rekordi u realizua, si pjesë e një prej iniciativave për 115-vjetorin e themelimit të klubit. Një ditë e madhe festive për kuqezinjtë. Në përfundim të orëve “të çmendura”, klubi nga Rozario ka marrë shumë falenderime për eksperiencën unike që i dhuroi mbështetësve të tij.

Related posts

MINUTË PAS MINUTE/ Belgjika mund Anglinë dhe fiton finalen e vogël (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Man United ka gati 120 milionë euro për yllin e Serisë A

Delo.autor

Kampionat i ri, Bayern i njëjtë/ Hoffenheimi mundet me VAR në “Allianz” ( VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment