Futboll Premier League Sport

CHAMPIONS/ PAOK-Benfica: Një ndeshje që mund të hyjë në HISTORI, ja arsyja…

Mbrëmjen e së mërkurës do të luhen tri ndeshjet e fundit të raundit final kualifikues të Champions League dhe një nga takimet më interesante do të zhvillohet në Greqi, aty ku PAOK do të presë Benfica-n. Vendasit kanë marrë një barazimi 1-1 javën e kaluar në Portugali dhe do të kërkojnë të sigurojnë kualifikimin historik në fazën me grupe të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

PAOK ka zënë vendin e dytë në kampionatin e kaluar grek, por nuk kishte arritur kurrë në fazën “play-off” të Champions League. Ata kanë realizuar një gol të rëndësishëm në transfertë, por duhet të jenë të vetëdijshëm edhe për faktin se kanë humbur katër nga shtatë ndeshjet e fundit të Champions-it që kanë luajtur në shtëpi (2 fitore, 1 barazim, 4 humbje).

Benfica, nga ana tjetër, do të kërkojë të shlyejë paraqitjen zhgënjyese të bërë në edicionin e kaluar, ku ka humbur të gjashtë ndeshjet që ka luajtur në fazën me grupe. Nëse do të marrin një rezultat pozitiv, kjo do të ishte pjesëmarrja e tyre e nëntë në fazën finale të Champions në po kaq vite. Megjithatë, kjo është eksperienca e tyre e dytë në raundin “play off” pas kualifikimit të arritur kundër Schalke në sezonin 2011/12.

Në fundjavë, portugezët kanë marrë një barazim në derbin e luajtur kundër Sporting-ut falë një goli në realizuar në minutat e fundit. ata janë të pamposhtur në gjashtë ndeshje (3 fitore, 3 barazime) të luajtura në të gjitha kompeticionet. Por, nga ana tjetër, ata nuk kanë fituar asnjë nga gjashtë transfertat e fundit të luajtura në Champions League (2 barazime, 4 humbje).

Statistika
– Pavarësisht se kanë humbur katër nga shtatë ndeshjet e fundit të Champions League që kanë luajtur në shtëpi, PAOK është i pamposhtur në pesë takime të Champions-it që ka luajtur në shtëpi dhe transfertë (3 fitore, 2 barazime).

– Benfica ka humbur gjashtë nga nëntë ndeshjet e fundit që ka luajtur në Champions larg shtëpisë (1 fitore, 2 barazime, 6 humbje), pesë prej tyre pa shënuar gol.

– PAOK ka pësuar të paktën dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e Champions League që ka luajtur në shtëpi.
– Benfica është e pamposhtur në tri ndeshje të luajtura ndaj PAOK (2 fitore, 1 barazim), me rezultatin e përgjithshëm të atyre takimeve që ka qenë 5-1.

Related posts

FALET MANCHESTER CITY/ Zyrtari i lartë i futbollit sulmon “CAS”: Nuk ka standarte

Delo.autor

Guardiola: Është mizore, por duhet ta pranojmë. Jam pro VAR-it, por mbase…

F.autor

Shkalla i jep oksigjen Teutës, kurbinasit bien në fund

Sadik.Autor

Leave a Comment