Futboll Sport

Reina: Vërtetuam se mund të përmirësohemi, ndaj Juve-s me përulësi dhe respekt

Pepe Reina thotë se Milan do të jetë më i fortë ndaj Juventus në fundjavë. Kuqezinjtë arritën të merrnin një barazim 1-1 ndaj Real Betis në Europa League.

“Çdo moment i vështirë duhet të kthehet në një mundësi për t’u bërë më i fortë. E thamë këtë gjë pas ndeshjes së parë me Betis dhe vërtetuam se ishim më të balancuar mbrëmjen e sotme,” shprehet portieri për Sky Sport Italia.

“Milan duhet të ndeshet me Juve-n në fundjavë me përulësi dhe respekt, por jo me frikë, teksa kemi besim tek vetja. Pa harruar që kemi edhe mbështetjen e publikut në San Siro.

“Stërvitja me Donnarumma-n? Të gjithë punojmë së bashku dhe ia kalojmë mirë, sepse të gjithë duam të përmirësohemi.

“Objektivi im është të ndihmoj Gigio-n, sepse ai ka kualitetet për t’u bërë një portier fenomenal në të ardhmen.”

Related posts

SUPER GOL NGA 25 METRA/ Championsi hapet me një “MAGJI”, Zenit zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“NGA ICARDI-LAUTARO TEK RONALDO-MODRIC”/ “Zbërthehet” Javier Zanetti, Zëvendës Presidenti i Interit

Delo.autor

“BOMBA” E UEFA-s ZBULON/ Si u trukua Kukësi 3-1 Kastrioti. U hodhën baste… (FOTO)

F.autor

Leave a Comment