Futboll Sport

PO HUMBTE SKUADRA NË SHTËPI/ Ultrasit ndërpresin ndeshjen e Europa League

Tifozët ukrainas të Vorskla Poltavës ndërprenë për 10 minuta sfidën e Ligës së Europës ndaj Qarabagut të Ansi Agollit.

Vorskla po humbte 1-0, teksa ultrasit ndezën në pjesën e dytë flakadanë dhe fishekzjarrë që krijuan një tymnajë të madhe që pushtoi stadiumin, teksa arbitri u detyrua ta ndërpriste ndeshjen deri sa reja e tymit të largohej.

Skuadra azerbajxhanase arriti të triumfonte me rezultatin 0-1 në transfertë, duke marrë 3 pikët e para në fazën e grupeve.

Ansi Agolli ishte i padisponueshëm për këtë takim, ndërsa shqiptari tjetër, Ardin Dallku, që aktivizohet në radhët e Vorsklas, e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Related posts

KORONAVIRUSI/ “Lordi” i Interit ju prezanton me stërvitjen ideale në kushte karantine! (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Lojtari i Arsenalit “harron” futbollin, tani “punon” si rrobaqepës (FOTO)

Isa.Autor

Dele Alli, statistikat tregojnë se është më i mirë se Beckham, Lampard dhe Gerrard

Sadik.Autor

Leave a Comment