Futboll Seria A Sport

NUK DO TA BESONI/ Milan po kërkon sulmues, Leonardo përgatit rikthimin e bujshëm

Milan po kërkon një sulmues të denjtë, të paktën deri në fundin e sezonit. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Leonardo nuk po qëndron duarkryq. Në lupën e tij janë 2 emra mjaft të njohur për milanistat. I pari është Zllatan Ibrahimoviç.

Tashmë në moshën 37 vjeçare, suedezi do ta joshte një gjysëm-sezonin me Milanin, pasi sezoni në MLS ka përfunduar. Megjithatë, ajo që shqetëson janë problemet fizike të gjigandit suedez. Pista tjetër është ajo e Aleksandër Patos. Braziliani 29-vjeçar ka treguar stabilitet në sezonet e fundit me Tianjin Quanjian në Kinë. Ai ka një kontratë deri në dhjetor 2019 dhe në 2 kampionatet e fundit ka shënuar 30 gola. Klubi kinez do të tentojë ta bind, por Milan është një dashuri e vjetër për të. Rikthimi i Patos duket i mundshëm pasi kuqezinjtë nuk do të shpenzojnë shumë për shkak të “Fair Play-t” financiar dhe sulmuesi nuk është nga ata që kushton shumë.

 

Related posts

“KAM QARË DY DITË I VETËM NË SHTËPI”/ Ja rrëfimi tronditës i Neymarit

Delo.autor

KAMPIONI MË I RI I BOTËS NË “WBA”/ Robin Krasniqi emocionon shqiptarët pas fitores së bujshme (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Dy rikthime “zikaltër” pas dëmtimeve, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment