Sport Të tjera

ËSHTË I PATHYESHËM/ Tenisti Nadal mposht Djokovic në finale dhe triumfon në turneun Masters të Romës

Tenisti spanjoll Rafael Nadal mposhti sot në mbrëmje 2-1 në finale serbin Novak Djokovic, duke triumfuar në turneun Masters të Romës, turne i fushave me dhè. Një ndeshje që zgjati mbi dy orë, me tenistët që luajtën me luhatje, por në fund triumfoi me meritë Nadal, që në këtë sipërfaqe është një “mbret”.

Seti i parë ishte i ekuilibruar, me Nadal që fiton në fund 7-5. Më pas në fushë dominon serbi Djokovic, që fiton me lehtësi 6-1 setin e dytë dhe barazon 1-1 shifrat e seteve. Gjithsesi, Nadal tregon se në këtë sipërfaqe është i pathyeshëm, duke fituar 6-3 setin e tretë dhe krejt ndeshjen 2-1.

Kjo është hera e 10-të që Nadal triumfon në turneun Masters të Romës, duke konfirmuar se është gati për grand slam-in e Roland Garros, që nis më 30 maj në Paris.

Related posts

ZBULON SFIDAT E MC.GREGOR/ Dana White: Fillimisht triologjia, më pas titulli

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Rumani-Spanjë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Valentino Rossi shpalos objektivin: Në Austri dua një vend në podium

Isa.Autor

Leave a Comment