Futboll Premier League Sport

PO ÇMEND GLOBIN/ Man City i vë syrin talentit 14-vjeçar që luan në ekipin e parë

Manchester City është duke vëzhguar talentin Fernando Ovelar. Velar shënoi në Superclasicon e Paraguait gjatë fundjavës së kaluar, megjithëse është vetëm 14 vjeç. Sulmuesi i Cerro Porteno, i cili është dy muaj larg ditëlindjes së 15-të, ka shënuar golin që zhbllokoi rezultatin ndaj rivalëve Olimpia, pasi kishte debutuar vetëm një javë më parë.

Velar është lojtari më i ri i historisë që luan në kampionatin e parë të Paraguait dhe kampionët e Premier League janë duke vëzhguar progresin e tij.

Paraguai pritet ta grumbullojë me ekipin e U-18 së shpejti. Cerro Porteno nuk do ta shesë në Europë, por City mund të propozojë që të qëndrojë aty në formë huazimi dhe të transferohet pas dy viteve.

 

Related posts

Një pikë nga ndeshja me Laçin, Bifsha: Skuadra luajti mirë, vështirë që të marrim penallti

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Shkëndija nuk humbet kohë, afron në skuadër yllin e rivalëve…

Delo.autor

SIGURUAN NJË VEND NË SERIE A/ Shikoni festën e “çmendur” të mesfushorit Bajrami dhe shokëve të skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment